Një turist britanik është arrestuar pasi dyshohet se i ka prerë veshin një pushuesi tjetër me një gotë të thyer, në barin e një hoteli në Majorka.
Mediat lokale thanë se ai ishte liruar me kusht pasi u paraqit para një gjyqtari hetues, por i thanë se duhej të paguante 6200 £ për të rimarrë pasaportën e tij, nëse donte të fluturonte për në Mbretërinë e Bashkuar.
Pushuesi tjetër përfundoi në spital, ku një pjesë e llapës së veshit të djathtë ishte prerë keq dhe kishte marrë një plagë në qafë. Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një hotel, në një plazh të vogël në bregun lindor. Gruaja e të plagosurit tha se sulmi ndodhi pas një sherri mes dy burrave për politikë.