Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Xibër të Klosit, ku tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një konflikti me armë.
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë mbetur të vrarë. Policia thotë se qytetari me iniciale S.D. vrau me pistoletë vëllain e tij K.D. dhe nipin, djalin e vëllait me iniciale F.D.
Më pas, autori vrau dhe veten. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive pronësie.
Informacioni paraprak:
Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllain, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





