Një grindje familjare ka rrezikuar të marrë përmasa më të mëdha në një familje në Durrës. Burri dhe gruaja, përkatësisht shtetasit O.N., 63 vjeç dhe L.N., 60 vjeçe janë konfliktuar në banesë me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, pas konfliktit mes të dyve, burri ka rrëmbyer një mjet prerës dhe ka goditur veten.

Në këto kushte, gruaja ka njoftuar urgjencën dhe një ambulancë e ka shoqëruar 63-vjeçarin në spital, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur ngjarjen, pasi nuk është zbuluar ende dinamika e konfliktit dhe çfarë e shtyu burrin 63-vjeçar të godiste veten.