Zhduket nga banesa që prej të hënës në mbrëmje një vajzë shqiptare e moshës 12 vjeçare.
Bëhet fjalë për Giliana Hoxha, e cila po kthehej në shtëpinë e saj në Petrarca, në rrethin e Sant’Anna, në Rovigo, së bashku me nënën e saj.
E kishte lënë të ëmën të ecte përpara se do të vinte shpejt në shtëpi. Pas disa minutash, për shkak se vajza nuk po dukej, prindërit dolën në rrugë, duke kërkuar, por nuk kishte asnjë gjurmë nga vajza.
Prindërit e vajzës kanë bërë denoncim në polici dhe autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet.
Raportohet se pak para se të zhdukej e reja ka pasur një grindje me prindërit e saj. Ata dyshojnë se kjo mund të jetë bërë arsyeja që e vogla e tyre të revoltohej në këtë mënyrë, raportojnë mediat italiane.
Shkaku i grindjes raportohet se ka qenë orari i vonë që vajza kthehej në banesë.
Giliana ishte në klasën e shtatë. Babai i saj, Gezim është me origjinë shqiptare, me shtetësi të dyfishtë dhe banon në Itali prej gati dy dekadash.





