Grindja me të dashurën dhe largimi nga avioni, në kohën kur dyert e mjetit fluturues nuk ishin ngritur ende, ka shkaktuar panik mes pasagjerëve të linjës ajrore Palermo-Roma.

Ngjarja, që raportohet nga mediet italiane, ka krijuar panik në bord, pasi pasagjerët kërkonin të dinin nga ekuipazhi arsyen se pse një i ri u largua nga avioni, pak para se ky të nisej.

Vetëm pas rreth gjysëm ore, piloti njoftoi pasagjerët se i riu ishte larguar, pasi ishte zënë me të dashurën.

Përgjigja mjaftoi për të larguar ankthin që kishte pushtuar pasagjerët, që tashmë ishin të interesuar se kush ishte vajza që zemëroi të riun.

Autoritetet e aeroportit sqaruan se çdo pasagjer mund të largohet nga avioni në momentin, kur dyert janë ende të hapura dhe nuk kanë nisur procedurat e ngritjes nga toka.

M.P.