Një 61-vjeçare ka humbur jetën në Landfill-in e Bushatit.
Mësohet se viktima po kryente diferencimin e mbetjeve urbane në momentin që është zënë nga makineria.
Ajo ka mbërritur në spital pa shenja jete dhe nuk arriti dot që të mbijetonte.
“Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është demtuar aksidentalisht në punë
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.”, njofton policia





