Diagnostikohet rasti i parë në Europë, ku një grua shtatzënë në Spanjë është prekur nga virusi “Zika”.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gruaja shtatzënë është shtruar në një prej klinikave shëndetësore të rajonit verilindor të Katalunjës. Thuhet se ajo është njëra prej 7 rasteve të konfirmuara në Spanjë.
Mjekët spanjollë komunikuan se bëhet fjalë për një paciente e cila më parë kishte vizituar Kolumbinë, nga ku edhe besohet se është infektuar.
Deri më tani, në kontinentin e vjetër, ishin regjistruar raste të ndryshme të të prekurve nga virusi, por jo të një gruaje shtatzënë. Kjo është edhe forma më e rrezikshme e infektimit nga Zika, pasi foshnja mund të lindë me një sërë komplikacionesh në tru.
Mikrocefaliti i transmetuar përmes pickimit të mushkonjave, së fundi është mësuar se mund të përhapet edhe përmes marrëdhënieve seksuale.