Diagnostikohet rasti i parë në botë me virusin "Zika", i cili është infektuar nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Sipas Autoriteteve Shëndetësore në SHBA, personi nga Teksasi, i cili është infektuar me këtë virus, e ka marrë atë përmes marrëdhënies seksuale me një person tjetër që ishte infektuar pasi kishte udhëtuar në zonat e infektuara dhe sapo ishte kthyer nga Venezuelë.

Shumica e rasteve të infektuar me virusin "Zika" janë nga pickimi i mushkonjave të cilat e bartin këtë virus, por mjekët tashmë kanë konfirmuar se ky virus mund të transmetohet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale me persona të infektuar.