Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dhe gruaja e tij, Véronique Fernández, është padyshim një nga çiftet më të rezervuar të familjes së bardhë (Real Madridi), por disa kohë më parë u mësua një gjë shumë romantike për fillimet e lidhjes së tyre.
María Amparo zbuloi në një intervistë se çifti u takua në vitin 1989, kur ai ishte 17 dhe ajo ishte 19 vjeçe. Ishte dashuri me shikim të parë: “Vetëm shikoni, ai tha se kishte parë dashurinë e jetës së tij dhe kështu funksionon edhe sot e kësaj dite”.
23 vjeç, i martuar
Prindërit e Veronique, Antonio Fernández Lentisco dhe Anita Ramirez Martinez, ishin në mesin e shumë spanjollëve, që kanë emigruar në Francë në vitet ’60, vendi ku ajo ka lindur dhe motra e saj, Sandrian. Pas marrjes së një burse për të studiuar valle klasike dhe valle moderne, Véronique u zhvendos në Paris, ku ra në dashuri me Zinedine Zidane. Zizou pastaj luajti në “Associación Sportive de Cannes” dhe çifti u takua në një klub, në kryeqytetin francez.
I martuar në moshën 23 vjeç, Zidane dhe Veronique kishin kaluar katër vite bashkë, kur vendosën të kalonin nëpër altarin e një martese civile në Bordo. Prindërit e katër fëmijëve, Enzo, Luca, Elyaz dhe Tho përbëjnë një nga çiftet më të forta në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Një nga gjërat më të habitshme është se gruaja dhe nëna e të futbollistëve e urren futbollin. Para takimit me ish-futbollistin e Real Madridit, ajo ka thënë: “Babai im na detyronte të shikonim futboll, por kam bërë çdo gjë kundër kësaj. Unë e urreja këtë sport. Edhe kur takova Zinedine, as nuk i njihja fare rregullat e futbollit,”– shpjegoi gruaja e trajnerit të Real Madridit.
Ishte “Zizou”, i cili ia ndryshoi mendjen për këtë sport: “Ishte ai, që më mësoi gjithçka për futbollin dhe që kur kemi nisur marrëdhënien tonë, futbolli filloi të më interesonte”, – shpjegoi Véronique.