Zinedine Zidane është dorëhequr nga drejtimi i Realit të Madridit, 5 ditë pasi i udhëhoqi në fitimin e Champions Leagues së tretë radhazi.
45-vjeçari njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë surprizë për shtyp nga zyrat e Realit të Madridit të enjten.
"Kam vendosur që të mos vazhdoj më për stolin e Real Madrid. Kam dashur gjithmonë të flas për të shpjeguar arsyet e mia, por është një moment i vështirë. Kjo skuadër duhet të vazhdojë të fitojë, prandaj ka nevojë për ndryshim në stol. Metoda të reja të punës, kjo është arsyeja se pse unë mora këtë vendim. E dua këtë ekip dhe presidentin, të cilit do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Por sot është e drejtë që unë dhe ekipi të ndryshojë. Prandaj vendosa që të mos vazhdojë më", tha Zidane në konferencën për shtyp.
Si kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Zidanë është renditur Arsene Venger, i cili u largua nga Arsenali pas 20 vitesh.





