Policia Bashkiake e Durrësit ka zhvilluar së bashku me Policinë e Shtetit një aksion që ka pasur në fokus ndëshkimin e tregtarëve ambulantë pranë ish-valutës.

Në kuadër të këtij aksioni janë shoqëruar në komisariat 3 tregtarë ambulantë.

Njoftimi i Policisë Bashkiake:  

Shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë aksionin për largimin e tregtarëve ambulant pranë ish valutës, të cilët tregtonin aparate celular dhe karta në kundërshtim me ligjin.

Gjatë aksionit janë shoqëruar pranë ambjenteve të Policisë së Shtetit tre shitës ambulant.

Patrullat tona në mënyrë të vazhdueshme do të monitorojnë dhe nuk do të lejojnë tregtimin dhe zënien e hapësirës publike në kundërshtim me ligjin.