Një grup të rinjsh socialistë nga Erseka janë përballur mbrëmë me një ngjarje të paprecedentë teksa po ktheheshin në qytet me autobus, pas pjesëmarrjes në mitingun e Partisë Socialiste në Korçë.
Autobusi me të rinjtë e FRESSH-it është detyruar të ndalet përpara një “prite” të ngritur në mes të rrugës, në fshatin Qinam pranë Ersekës.
Sipas tyre, rruga ishte bllokuar me gurë dhe goma të cilave iu është vënë flaka nga persona të paidentifikuar.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por ata shpehen se kanë përjetuar çaste frike.
“Skandali i radhës në fshatin Qinam të Kolonjës.Njerëz endacakë të pashpresë,mjeranë që përpiqen të pengojnë autobusët e Fressh. Shpresojnë ta bllokojnë rrugën me goma zetori dhe me benzinë.Gjynah turpi i radhës…”, shkruan Pandi Cunge në profilin e tij në Facebook, duke postuar edhe këtë video.
Të rinjtë socialistë predentojnë se bllokimi i rrugës është kryer nga militantë të Partisë Demokratike.





