* Dako i përgjigjet opozitës: Ishte premtimi im elektoral ulja e taksave

31 tetor 2015 – Basha nuk i ka numrat në Këshillin Bashkiak të Durrësit, as nuk bëhet fjalë, sepse maxhiranda është dy herë më shumë në numër. Taksa e pasurisë është premtimi im elektoral, e kam bërë fillimisht me banorët e Vadardhës, e më pas me gratë biznesmene, për të ulur me 30% taksën e pasurisë. Taksa e pasurisë ka qenë 200 lekë dhe qeveria Rama e bëri 400 lekë metri katror. Kuptohet që kjo solli edhe të ardhura të mëdha për bashkinë, por nga ana tjetër pati ankesa të mëdha nga biznesi, e kryesisht biznesi në zonat rurale. Ligji ne na lejon që deri në 30% mund të bëjmë ulje”, i është përgjigjur Dako deklaratave të Lulzim Bashës të bëra një javë më parë me tregtarët e tregut industrial në Durrës.

Në fillim të javës, edhe kreu i PD-së Osman Stafa, deklaroi dorëzimin e një kërkese nga ana e këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak për uljen e taksës me 30%, deklarata këto që pa u mbushur java, gjetën përgjigje.

Pas deklaratës së Osman Stafës, ishte nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, përfaqësues i LSI-së Artur Bujari, i cili tha se në Këshillin Bashkiak të Durrësit ka ikur koha e të fortëve, dhe flitet vetëm me votë.

/K.H. portali DurresLajm/