Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Remanicë,në Njësinë Administrative Velabisht në Berat.
I favorizuar nga era, zjarri ka përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit me pisha.
Pas marrjes së njoftimit, drejt zonës së zjarrit janë nisur shërbimet zjarrëfikës.
Aktualisht situata është nën kontrroll dhe zjarrëfikësit janë duke monitoruar vatrat e zjarrit,për të mos lejuar riaktivizimin e tij.Si pasojë e zjarrit,është djegur një sipërfaqe prej 300 metër katror, me shkurre, ferra e bar të thatë.
Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe se po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.