Një zjarr i madh ka shpërthyer në disa fshatra të Fushë Kosovës. Zjarri i cili nisi në sipërfaqet të pyllëzuar tashmë po rrezikon edhe shtëpitë e banueshme.

Ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes. Zjarri ka shpërthyer në zonat e Mesbardh dhe Kozmin.

Në disa rajone të Kosovës, pjesët malore dhe hamullore ditët e fundit janë përfshirë nga zjarret të cilat po nisin nga fushat dhe ato po arrijnë deri te malet.

Në zonën e Rugovës në Komunën e Pejës ditë më parë ka ndihmuar edhe KFOR’i me helikopter për të shuar zjarrin.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit.