Përfshihet nga zjarri një fabrikë tullash në Maminas. Paraprakisht mësohet se nuk ka dëme në njerëz.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar ngjarjen, ndërsa në videon e mëposhtme duket që zjarri është në përmasa të mëdha.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.





