Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati në zonën e “Freskut” në Tiranë, ku burime bëjnë me dije për noa.al se ka pasur njerëz brenda në momentin e rënies së flakëve.
Mësohet se si pasojë e zjarrit që ka marrë përmasa të mëdha nuk ka persona të lënduar, pasi është bërë e mundur nxjerrja e tyre nga ekipet zjarrfikëse.
Janë të paktën 5 makina që janë angazhuar nga zjarrfikësja për shuarjen e flakëve.
Fillimisht dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportuan se te banesa që shpërtheu në flakë kishte njerëz të bllokuar brenda.
Të gjithë banorët e pallatit janë evakuuar pasi era e rëndë dhe tymi ka pushtuar të gjithë ndërtesën.
Me ankth qytetarët presin shuarjen e flakëve.
Policia njofton se rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





