Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Xhuxhë në pyllin me pisha të njësisë administrative Fan, bashkia Mirditë.
Favorizuar nga era e fortë flakët janë të përmasave të mëdha me një shtrirje rreth 200 ha ndërsa ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.
Njoftimi i MSZH Mirditë:
MZSH, bashkia Mirditë, informomacjon i orës 10.00 të datës 15.05.2020, mbi vatëren masive të zjarri në pyllin me pisha në afersi të fshatit Xhuxhë të njësisë administrative Fan, bashkia Mirditë.
Zjarri vazhdon të jetë me permasa të mëdha me një shtrirje rreth 200 ha dhe era e fortë e bën situaten më të vështirë. Zjarri është në lartësi malore në terren të thyera, ku ështe shumë e vështirë ndërhyrja me forca dhe mjete.
Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t’i afrohet një kompleksi blegtoral, të cillët janë evakuar dhe nuk rrezikohen jetë njerëzore dhe ato të bagetive.
Në pamundësi për të ndërhyrë me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe nderhyrje nga ajri për momentin është e veshtirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegulles.





