Një zjarr i madh është regjistruar mesditën e kësaj të diele në afërsi të Shëngjinit në zonën e Knallës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës në zonë. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri të jetë vënë qëllimisht për të djegur kallamishtet dhe ferrat. Por era ka bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit.