Një tjetër vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Krujë. Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Dane, Fushmadhe në afërsi të Zaharisë në Krujë.

Zjarri që mendohet i qëllimshëm i është vënë një sipërfaqeje me shkurre e ferra, por flakët e favorizuara nga era janë përhapur duke dëmtuar e djegur edhe disa rrënjë ullinj.

Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët. Deri tani sipërfaqja e djegur është mbi 2 hektarë.