Një tjetër zjarr masiv i dyshuar si i qëllimshëm u pikas nga vrojtuesit mbi kodrat e fshatit “Arshi Lengo” në Gjirokastër rreth orës 14:40
Zjarri i favorizuar nga bimësia e thatë dhe e dendur dhe nën ndikimin e erës përfshiu një masiv të vogël pishash mbi këtë fshat dhe rrezikoi të marrë përmasa.
Në vendngjarje është i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës.
Efektivët janë ndarë në pikat kyçe për të parandaluar depërtimin e zjarrit në drejtim të fshatit.