Zjarr i përmasave të mëdha në Kavajë.

Flakët kanë përfshirë shkurret në të ashtuquajturën Kodra e Ali Beut në lagjen nr.4.

Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, të favorizuara edhe nga era, flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen për të vënë situatën në kontroll, por terreni është malor duke u vështirësuar punën.