Një zjarr masiv ka rënë në kodrat me ullinj të fshatit Zham në Lushnjë.
Zjarrëfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, megjithëse terreni në të cilin ata po operojnë është i vështirë.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





