Një vatër masive zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në fshatin Manëz, pjesë e bashkisë Durrës.

Flakët kanë përfshirë bimësinë pranë një banese, duke rrezikuar nga përhapja e mëtejshme edhe këtë të fundit.

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë neutralizuar flakët pa shkaktuar dëme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe zbulimin e autorit/ve.