Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.
Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar. Për disa momente u rrezikuan edhe banesat pranë.
Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.
Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe çdo rrezik të mëtejshëm.





