Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së mërkurës një parcelë me ullinj, rreth 100 metra larg nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cërrujë–Gramsh, duke shkaktuar momente shqetësimi për shkak të afërsisë me infrastrukturën energjetike.
Flakët dogjën një sipërfaqe me ullinj, ndërsa tymi u përhap në të gjithë zonën. Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës dhe strukturave përgjegjëse, u bë i mundur izolimi i vatrës dhe shuarja e plotë e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij drejt sipërfaqeve të tjera dhe çdo rrezik për nënstacionin elektrik.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të nisin hetimet për të përcaktuar origjinën e flakëve.





