Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në lagjen “ 1Maji”, Vlorë, ku një ashensor është përfshirë nga zjarri.

Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur banorë të lënduar.

“Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët”,– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.