Një katër vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një banesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, banesa është në pronësi të një femre, shtetase e Shqipërisë.
Zjarri ka rënë sot në mëngjes në orën 06:15 ndërsa e mitura për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë pas orës 7:00 në QKUK.
Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa policia po heton rastin.
Njoftimi i policisë së Kosovës
Me 07.04.2018 rreth orës 06:15 ne lagjen Ulpiana-Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë.