Një banesë private në fshatin Rrilë të Lezhës është përfshirë nga zjarri, ku mësohet se prej flakëve ka humbur jetën një i moshuar.

Zjarri ra rreth orës 11:15.

“Banesa e cila është përfshirë nga flakët është private 1-katëshe dhe brenda saj ishte Gj.D. 85 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e djegies së dhomes ku ai qëndronte”, sqaron policia.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses. Hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit vijojnë.