Një vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në godinën e bashkisë së Durrësit.

Në vendngjarje është një makinë zjarrfikëse, që po punon për neutralizimin e flakëve.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës. Sipas informacioneve të para, situata është nën kontroll. 

Dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.