Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur  një sipërfaqe në fshatin Kajan në Belsh.

Mësohet se në vendngjarje janë dërguar zjarrfikësit e Cërrikut, Belshi dhe të Kuçovës për të neutralizuar flakët.

Të ndihmuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa janë djegur shkurre dhe pemë frutore.

Në rrezik janë edhe disa banesa.