TIRANË- Zjarr pranë markatës së vjetër në zonën e Ali Demit, vdes një person.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në bodrumin e një pallati të ri në afërsi të urës së Shkozës.
Lajmi konfirmohet nga shefi i zjarrfikësve Dilaver Laci, i cili ka asistuar personalisht ne shuarjen e flakëve.
Forca të shumta zjarrfikëse dhe të rendin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Ndërkohë që ende nuk dihet identiteti dhe mosha i viktimës, i cili mësohet të ishte roja i pallatit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qënë ndodhje ngrohëse apo bombol gazi që roja kishte ndezur për të ngrohur, ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





