Një sipërfaqe me shkurre në fshatin Shetaj të Durrësit është përfshirë nga flakët.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrës së zjarri me mjete rrethanore, ndërsa një makinë tjetër me dy zjarrëfikës është nisur për tu ardhur në ndihmë zjarrëfikësve të tjerë.
Ende nuk ka të dhëna nëse zjarri është ndezur qëllimisht, apo ka shpërthyer për shkaqe natyrore.