Dy banesa në Durrës janë përfshirë nga zjarri ditën e djeshme, me pasojë lëndimin e dy personave.
Rasti i parë është regjistruar rreth orës 20:15, në fshatin Shkallnur, në banesën e shtetasit K.K., vjeç 50. Ai ka qenë duke ndezur bombolën e cila ka rrjedhur gaz, dhe si pasojë është djegur në fytyrë e dorë. Aktualisht ai ndodhet në QSUT jashtë rrezikut për jetën.
Rasti i dytë ka ndodhur në lagjen nr. 18, në banesën e shtetasit K.K, vjeç 59. Policia thotë se nga zjarri i rënë në banesën e 59-vjeçarit, ky i fundit ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në spital. Gjithashtu janë djegur pjesërisht edhe orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një cigare e ndezur.
Materialet u referuan në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.





