DURRËS, 25 gusht 2013 – Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel në zonën e plazhit të Shkëmbit të Kavajës mesditën e 25 gushtit, rreth orës 13.30.
Mësohet se policia ka evakuar të gjithë pushuesit që ndodheshin në hotel dhe pranë tij.
Sipas të dhënave të para nga flakët janë përfshirë edhe 4 makina, të cilat ishin parkuar në afërsi të hotelit, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz.
Zjarrfikëset janë në vendngjarje, ndërsa pritet të ketë përforcime për shkak të intensitetit të flakëve.
Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar këtë situatë, ndërsa mendohet se fillimisht flakët kanë rënë në kuzhinën e hotelit për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





