Marrin flakë shkurret në hyrje të qytetit të Durrësit.

Zjarri ka rënë këtë paradite në shkurret që ndodhen mes rrugës paralele me Portin dhe asaj “Adria”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë nga pakujdesia, apo nga hedhja e ndonjë bishti cigareje të pafikur.

Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarëve, që në këto ditë me temperatura të larta të bëjnë kujdes maksimal dhe nëse konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.