KINE– Një zjarr që shpërtheu në një jetimore private në provincën kineze të Henanit ka shkaktuar vdekjen e 7 fëmijëve. 

Sipas mediave kineze, zjarri përfshiu godinën në orën 05:30 (me orën shqiptare) dhe u deshën dy orë që të vihej nën kontroll. Katër fëmijë vdiqën në jetimore, ndërsa 3 të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu banesën e zonjës Yuan Lihai, e cila prej vitesh e përdorte shtëpinë e saj si një qendër për fëmijët jetimë dhe ata të braktisur nga prindërit.

Provinca e Henanit ka parë disa ngjarje të rënda që kanë lidhje me të vegjëlit në muajt e fundit. Në dhjetor, një burrë me hanxhar plagosi 23 fëmijë në një shkollë të fshatit Chenpeng.