Bie zjarr në Karaburun. Ministria e Mbrojtjes njofton se momentalisht është bërë ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët pasi ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë për shkak të terrenit të keq.

“Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme, zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit”, thuhet në njoftim.