Një zjarr ka shpërthyer papritur në katin e fundit të një pallati 10-katesh në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe menjëherë banorët kanë dalë të frikësuar nga banesat e tyre.

Pallati gjendet në lagjen “Skënderbeg”, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivat e stacionit zjarrfikës të qytetit. Një pjesë e forcave zjarrfikëse po evakuojnë banorët nga pallati ndërsa një pjesë tjetër, po bën përpjekje për fikjen e zjarrit.