Kati i gjashtë i një pallati në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Sipas njoftimit të policisë nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Efektivët bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





