TIRANE, 19 shkurt 2013- Një apartament në katin e 5-të një pallati në zonën e Ali Demit në Tiranë ka shpëthyer në flakë mesditën e sotme për shkak të një pajisjeje ngrohëse.
Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Mëson se dy makina të zjarrfikëses kanë punuar për shuarjen e flakëve të zjarrit, por për shkak të lartësisë, ka qenë e vështirë ndërhyrja.
Në momentin e zjarrit, në apartament mendohet se ka qenë vetëm një zonjë e moshuar.
Shkak për zjarrin mendohet një pajisje ngrohëse e harruar nga e moshuara që jetonte e vetme në këtë apartament.
Kanë qenë fqinjët që janë larguar të parët nga ndërtesa dhe më pas policia dhe zjarrfikëset evakuuan të gjitha apartamentet.
Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.





