Një zjarr ka përfshirë zonën e kodrave të Orikumit. Era e fortë e ka favorizuar zjarrin, i cili ka përparuar me shpejtësi duke rrezikuar dhe një banesë.

Zjarrfikësit e Vlorës si dhe banorët po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit, por era e fortë bën që puna të jetë e vështirë.