Një prej dhomave në konviktet e Qytetit Studenti është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, “në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.