Fshati Çërrila në Mallakastër është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme.
Sipas raportimeve, deri tani janë djegur 2 banesa te pa banuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte.
Në terren ndodhet edhe drejtuesi i qarkut Fier, Taulant Balla, i cili përmes një postimi shkruan se situata është kritike.
Balla thekson gjithashtu se forcat zjarrfikëse janë duke luftuar me flakët për të mbrojtur banesat që ndodhen pranë, ndërkohë është njoftuar edhe helikopteri i forcave të armatosura i cili mbërrin për pak në vendin e ngjarjes.
‘Çërrila, Mallakastër po përballet me një situatë tepër kritike. Forcat zjarrfikëse po luftojnë për mbrojtjen e banesave, ndërsa pas komunikimit me AKMC për pak mbërrin dhe helikopteri i forcave të armatosur’ , shkruan Balla.