Në mesnatë, flakët kanë përfshirë godinën e sarajeve të Toptanëve, në qendër të Tiranës.

“Në orën 24.00 i vihet flaka “SARAJEVE” Monument Kulture kat I. nl qendër të Tiranës së shkretuar tashmë nga talebanët në pushtet.. Nuk kam fjalë..” ka lajmëruar në Facebook arkitekti Titi Srianaj.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por, “Sarajet” janë një vend shumë i lakmuar  për ndërtim në kryeqytet.