Një zjarr ka përfshirë restorantin e një agroturizmi në fshatin Mesopot, në bashkinë e Finiqit.
Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e restorantit. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të objektit dhe në zonat përreth.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti.





