Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se një grua ka humbur jetën pasi është hedhur nga dritarja i katit të tretë të apartamentit që ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së shtunës. Gruaja, e identifikuar si Hava Osmenaj, rreth 62 vjeçe, e cila u hodh nga dritarja për t’iu shpëtuar flakëve, humbi jetën në spital pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha nga rënia.

Po ashtu nga dritarja është hedhur dhe djali i saj K. O, 36 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital dhe pio merr ndihmë mjekësore.