TIRANË, 21 shkurt 2013– Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm një banesë në rrugën ‘Shyqyri Ishmi’ në kryeqytet.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në katin e tretë të pallatit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar një makinë zjarrfikëse, e cila po shuan flakët që janë ende aktive.
Nga zjarri mësohet se është askisuar lehtë një fëmijë 7-vjec, që ndodhej brenda banesës, në momentin e rënies së zjarrit. Ai është nxjerrë jashtë nga zjarrfikësit.
Fëmija i asfiksuar më pas është dërguar në spital, ku po merr edhe ndihmën e nevojshme shëndetësore. Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.





