Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pallat, në afërsi të zonës së quajtur “ura e Fajancës”.
Në momentin e ngjarjes, brenda në banesë ka qenë një 64-vjeçare. Për shkak të asfiksisë nga tymi, ajo është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Atje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja që po hetojnë për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
Mësohet po ashtu se forcat e policisë po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit për të shmangur çdo problematikë të mundshme.