Tiranë, 18 gusht 2014 – Një shkëndijë elektrike mendohet të jetë shkaku i zjarrit që ra sot në pallatin ku jeton kryeministri Rama.

Nga flakët ështe djegur një klinikë dentarw në katin e dytë të këtij pallati.

Banorët e pallatit kanë dalë mënjëherë nga ndërtesa ndërsa zjarrfikësit mundësuan lokalizimin e vatrës së zjarrit.

Nga zjarri nuk ka të lënduar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/